Bota ne syt e Adeles: "Gazeta Paloma" 21 11 2009
Me sa duket, rrefimi i javes se kaluar per ate qe ishte dita me e bukur e jetes sime, 23 vjetori im ka pasur nje impakt pozitiv. Prandaj bashke me pjesen tjeter te stafit menduam, qe nje rrefim te tille ta sjellim c"do jave. Por pa dyshim jo ne nje rrefim te merzitshem se si ka kaluar java ime c"fare kam bere, c"far kam ngren, kur jam zgjuar nga gjumi (pa merak do kemi vend edhe per keto) por duke folur per nje apo disa fenomene te caktuara qe mua me kan shqetesuar gjat javes dhe rreth te cilave ndjej se kam dicka per te then.
Dhe shqetesimi me i madh i imi kan qen vizat. Duke qen se viza ime skadon, nuk e di nese do te kem mundesi ta rinovoj ate dhe per te kaluar Vitin e Ri bashke me Bjordin ne Itali.
Ne fakt, prej javesh, por sidomos ditet fundit, te gjith i kan kthyer syt te ceshtja e rendesishme e liberalizimin e vizave.
Ne medja, ne bisedat e perdicme te njerzve, diskutohet per te njejten gje. Dhe gjithmon kudo flitet rreth kesaj ceshtje i vihet nga pas nje perkufizim: Do te ishte shume mire per te ardhmen e shqiperise, do e conte ate perpara.
Une u ula te mendoja per kete ceshtje dhe e gjith cka me erdhi ne mendje ishte krejt ndryshe.
Mendova per nje plak te ulur ne veranten e shtepise ne fshatin ku jeton, o cili thot me vete: "Ulodha gjith jeten, rrita femije, u plaka po me vjen koha per te ikur e nuk pash njehere bot me sy". Ndersa i riu qe e degjon thot: " Do edhe plaku te dal jasht shtetit! te rrij plaku aty se mire eshte"!
Harron i riu se edhe ky plak dikur ka qen i ri si ai, dhe ai ka jetuar rinin, eshte dashuruar, e kushedi sa here ka perfytyruar endrren e pamundur te rinis shqiptare te asaj kohe. Dhe mbase i shkreti per vite nuk ia ka treguar endrren as gruas se vet...
Sia ai edhe gruaja, edhe motra, edhe shoket e tij...
Rinija e nje kombi te vuajtur!
E pra, miqt e mi ja pse une nuk e shoh liberalizimin e vizave thjesht si nje reforme qe do e coj Shqiperin perpara. Per mua eshte nje enderr qe pret akoma te realizohet. Per mua eshte nje dhurate. Dhe une kete her shpresoj. Po po shpresoj!
Pse s"mund te shpresoj se perfaqesuesit e vendit tim do i bejn kete dhurat Shqiperise se tyre?
Pse te mos tregojne prinderit e gjysherit tane, qe edhe duke mos qen biznesmen e intelektual, jan zoterinj me dijnitet?
A nuk e meritojne keta prinder me ne fund te shohin e te prekin vendet ku kan jetuar femijet e po rriten niperit e tyre qe jan larg prej vitesh? Te shkojne edhe studentet tane te studjojne ne universitetet me te mira te botes?
Te ken mundesin qe vitin e ri ta kalojne pran njerzve te dashur te zemres, pa jetuar me ankthin, do ma japin apo jo vizen?
Shqiperia ime, populli im me ne fund do te jet fqinje dhe e barabarte. Dhe jam e sigurt qe vetem do ta pasurojne boten. Ata qe kan krijuar mbi ne nje mendim, jo gjithmon pozitiv, tani do ta shohin kush jan ne te vertet. Une besoj se kjo do te jet dhurata me e madhe qe do t'na behet te gjitheve, ne nje vit qe po vjen shpejt.
Une besoj!. Po ju a besoni me mua' Perzemersisht, ADELAJDA XHAMANI.